A i lejohet meshkujve të falen me pantallona? - Feuzan

2023/06/23 に公開
視聴回数 433
0
0
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A i lejohet meshkujve të falen me pantallona?

Përgjigje: Kjo varet nga zakoni i njerëzve. Nëse ata veshin pantallona dhe kjo është prej zakonit të tyre, ne nuk u themi që t’i zëvendësojnë pantallonat me veshje arabe për namaz. Faluni me pantallona ​​por sigurohuni që ato të jenë të gjera. Le të jenë të gjera në mënyrë që të mos iu përshkruhet forma e trupit. Po.