Vetëm atëherë do të bashkohet umeti - Feuzan

2023/05/19 に公開
視聴回数 378
0
0
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa thirrës në fe thërrasin për tu afruar me pasuesit e bidateve sikurse rafidat, sufitë, etj. Kjo me arsye për të bashkuar umetin dhe që të mos përçahemi kundër armiqve tanë jehudë dhe nasara. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Umeti nuk mund të bashkohet përveçse në të vërtetën që bashkoi sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe pasardhësit e tyre. Kjo është ajo që bashkon fundin e umetit.

Imam Malik -rahimehullah- ka thënë:

“Nuk përmirësohet fundi i këtij umetit përveçse me atë që u përmirësua fillimi i tij.”

Nuk bashkohet umeti përveçse me besim të shëndosh dhe me metodologji të saktë, dhe me pasim të saktë!

Por që të bashkohen umeti ndërsa besimet e tyre janë të ndryshme, që të bashkohen përderisa kanë mospajtime në besim, kjo nuk është e mundur asnjëherë!