Pse janë shtuar divorcet? - Feuzan

2023/07/21 に公開
視聴回数 910
0
0
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Po, divorcet janë shtuar për shkak të grave. Atyre u është keqësuar morali dhe bashkëjetesa e tyre, dhe u bënë arrogante ndaj burrave të tyre për shkak të studimeve dhe për shkak të punës së tyre, kështu që ajo u bë si burrë. Dhe prandaj burri nuk bën durim me të.

Burri dëshiron që gruaja t’i bindet atij, t’i bindet në shtëpi, në ekonomin shtëpiake dhe t’i shërbejë atij. Por tani gruaja është bërë burrë, kjo është arsyeja e shkurorëzimit dhe kjo është arsyeja e numrit të madh të shkurorëzimeve.

Kufarët dhe ata që i pasojnë ata verbërisht thërrasin në lirimin e gruas. Ky është rezultati i hidhur. Po e shkatërrojnë shoqërinë.

A është liria e gruas që ajo të heq dorë nga sheriati dhe vendimet e Allahut?

Liria e saj është në atë që ka ligjësuar Allahu. Kjo është liri!

Jo që ajo të heq dorë nga kjo dhe të shkojë kundër urdhrave të sheriatit. Kjo është skllavëri, kjo nuk është liri.