Vesveset lidhur me fillimin e krijimit - Feuzan

2023/04/28 に公開
視聴回数 381
0
0
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Vesveset që i ndodhin personit në lidhje me fillimin e krijimit, kush e ka krijuar këtë, kush e ka krijuar këtë? Derisa i thotë:… (shejkhu e ndërpret pyetësin).

Përgjigje: Këto vesvese janë nga shejtani, i dërguari ﷺ na ka informuar lidhur me këtë dhe se këto vesvese janë nga shejtani, andaj, nëse ndokujt i ndodh kjo, le të thotë:

آمنت بالله و كفرت بالذين من دونه

“Amentu bil-lah, ue kefertu bi ledhina min dunihi”

“Besoj në Allahun dhe mohoj çdo të adhuruari tjetër përveç Tij.”

Dhe le t’i ndërpresë ato (vesveset)!